Duda Balje vishet me dimi, jelek e dallam, po duket nusja me e bukur në rrugët e Prizrenit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Duda Balje vishet me dimi, jelek e dallam, po duket nusja me e bukur në rrugët e Prizrenit

12:09 | 19 Shtator 2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës shkëlqen në veshjet tradicionale shqiptare.

Është një nga deputet më tërheqëse të Kuvendit të Kosovës, e cila gjithmonë rrëmben vëmendjen me paraqitjet e saj.

Duda Balja nga Grupi Parlamentar 6+, është çdo herë në fokus dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë.

Duda e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi, ka mahnitur me publikimin e një fotosesioni të ri, në të cilin ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare nga më të ndryshmet.

Balje duket se është lidhur shumë me traditat dhe vlerat kulturore shqiptare, saqë nuk ka hezituar të fotografohet me veshjet kombëtare.

Kujtojmë që Duda është nënë e tre fëmijëve, por deputetja e komunitetit boshnjak vazhdon të ketë një pamje rinore që secila femër do ia kishte lakmi.

Komento: