Duda Balje zbulon votën për Trustin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Duda Balje zbulon votën për Trustin

11:27 | 23 Qershor 2022

Duda Balje lajmërohet, zbulon votën për Trustin.

Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës, ka treguar të enjten që do ta votojë Projektligjin për tërheqjen e një pjese të kursimeve në Trust.

Qëndrimi i Baljes është i ndryshëm nga subjekti politik me të cilin deputetja nga komuniteti boshnjak ka koalicion; Lëvizja Vetëvendosje.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti e konsideron si gabim tërheqjen e Trustit, duke pretenduar që ka pasoja afatgjate.

Por deputetja Duda Balje ka thënë se e kupton tërheqjen e Trustit.

“Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj”, ka shkruar ajo.

Projektligji për Trustin është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe po mbështetet edhe nga partitë e tjera opozitare.

Komento: