Duele spektakolare, Barcelona përballë kësaj skuadre në Europa League

13:36 | 25 Shkurt 2022

Barcelona luan në Turqi

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Europa League për raundin e 1/8-tave.

Goglat rezervuan përballje interesante ku mund të veçohet përballja mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Bayer Leverkusen, por edhe ajo mes gjashtë herë kampionëve të këtij kompeticioni Sevilla dhe anglezëve të West Ham.

Sakaq, Barcelona e cila eliminoi Napolin, do të përballet me Galatasaray teksa ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars.

Shorti i Europa League, faza e 1/8-tave:

Rangers – Crvena Zvezda

Braga – Monaco

Porto – Lyon

Atalanta – Bayer Leverkusen

Sevilla – West Ham

Barcelona – Galatasaray

Leipzig – Spartak Moscow

Betis – Eintracht Frankfurt.

Komento: