Dugolli: Kërkesa e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë ishte joreale

00:04 | 09 January 2023

Enver Dugolli i VV-së: Kërkesa e Serbisë për kthimin e trupave në Kosovë ishte joreale.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se KFOR-i i është përgjigjur negativisht kërkesës së Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ndërkohë, kjo përgjigje në Kosovë po vlerësohet si konsum politik i bërë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Zyrtarë institucionalë, por edhe njohës të çështjeve të sigurisë, thonë se kërkesa ishte joreale dhe se një gjë e tillë nuk kishte bazë për të ndodhur.

Përgjigjja negative e KFOR-it ndaj kërkesave të Serbisë në Kosovë prej kohësh është parë si çështje e mbyllur. Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli, konsideron se kjo kërkesë e Serbisë ishte vetëm për konsum politik.

Ai tha se kërkesa e Serbisë për t’i kthyer 1000 trupa më Kosovë ishte jo reale dhe e pamundur sepse Kosova është shtet sovran dhe i njohur nga pjesa dërmuese e shteteve më të fuqishme dhe demokratike.

Për më tepër, Dugolli theksoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në realitet.

Komento: