Dugolli: Serbia është me mentalitet të Millosheviqit dhe Putinit

23:57 | 30 Gusht 2023
dugolli:-serbia-eshte-me-mentalitet-te-millosheviqit-dhe-putinit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se Serbia është me mentalitet të Millosheviqit dhe Putinit, dhe se sipas tij, ajo nuk ka ndërruar aspak sot e kësaj dite.

Madje, siç tha ai, Serbia me çdo kusht po mundohet ta pengojë Kosovën në ecjen e sajë përpara.

Ndërkaq, rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, Dugolli tha se Qeveria e jonë  po dëshiron të ec përpara, ndërsa Serbia ka qëllim stagnimin.

Deputeti Dugolli, foli edhe për zgjedhjet që janë mbajtur në komunat në veri të vendit, e që sipas tij ato zgjedhje janë pranuar nga akterët relevant.

Po ashtu, Dugolli duke folur për Udhëzimin Administrativ, për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, tha secili ka të drejtë ta kontestoj këtë udhëzim dhe ta dërgoj në organet kompetente.

Porse, ai konsideron, se është e gabuar tu kërkohet dorëheqje kryetarëve në komunat e veriut të vendit.

“Është zgjedhje e gabuar t’i kërkohet një kryetari që të dorëhiqet, sepse nuk është faji tij që nuk kanë dalur në zgjedhje qytetarët në numër të konsiderueshëm”, tha Dugolli në ‘Lajmet e fundit` në RTK.

Komento: