Dugolli thotë se Vuçiqi sonte në CNN justifikohej për shkak të fakteve që gjeti Policia e Kosovës

21:56 | 02 Tetor 2023
dugolli-thote-se-vuciqi-sonte-ne-cnn-justifikohej-per-shkak-te-fakteve-qe-gjeti-policia-e-kosoves

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, e ka kritikuar paraqitjen e sontme televizive të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në CNN.

Dugolli u shpreh Vuçiq sonti përdori justifikime, kësaj radhe për shkak të provave që gjeti Policia e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Thelbi i justifikimit të Vuçiqit këtë herë duket se është: Unë jam në një pozicion të vështirë përballë provave të pakundërshtueshme që Policia e Kosovës kapi dhe për shkak të ekzekutimit të dobët të planit nga Radojiçiq, kështu që të gjithë duhet të vazhdojnë të mbajnë fjalën time për të ndërsa tregtoj më shumë falsifikime”.

Komento: