Dugolli: VV gjithmonë e gatshme për zgjedhje, nuk u frikësohen atyre

19:42 | 05 Korrik 2024
dugolli:-vv-gjithmone-e-gatshme-per-zgjedhje,-nuk-u-frikesohen-atyre


Në anën tjetër edhe deputeti Enver Dugolli nga Vetvendosje thotë për “Front Online” se partia të cilës i përket është gjithmonë e gatshme për zgjedhje.

Dugolli thotë se ata nuk u frikësohen zgjedhjeve, pasi nuk kanë arsye.

“Vetvendosje gjithmonë është e gatshme për zgjedhje. Nuk u frikesohet atyre, pasi nuk ka arsye”, 
tha Dugolli.

Krasniqi: Po e shohim zgjënjimin e qytetarëve që mbështetën një mashtrues si Kurti, LDK-ja presim të dalë e para në zgjedhje

Rrezarta Kransiqi nga LDK-ja thotë për “Front Online se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje.

“E kemi dhënë qëndrimin e LDK-së që Kurti duhet të japë dorëheqje dhe vendi të shkoj në zgjedhje”, tha ajo.

Krasniqi thotë se po punojnë si LDK në terren dhe presin të dalin të parët në zgjedhje, pasi qytetarët janë zhgënjyer që mbështetën një mashtrues për kryeministër.

“Ne jemi duke punuar shumë në terren, kemi gati plan-programin, po e shohim çdo ditë zgjënjimin e qytetarëve që e kanë mbështet një mashtrues. Deri më tash nuk ka bërë asnjë punë për me u mbajtë mend për të mirë. Dhe, normal po punojmë të dalim të parët ashtu si në zgjedhjet lokale”,
 thotë deputetja e LDK-së për Front Online.

Komento: