Dugollli pohon se në veri ka ende grupe të vogla të bandave të Radojçiqit

23:49 | 05 Shtator 2024
dugollli-pohon-se-ne-veri-ka-ende-grupe-te-vogla-te-bandave-te-radojciqit

Pas paralajmërimeve për bllokada të kufijve me Serbinë, nënkryetari i Komisioni Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli tha se veriu është nën kontroll të autoriteteve të Kosovës.

“ Kosova ka avancuar Nuk mund të befasohemi nga ndonjë veprim mund të jetë i paparashikuar”, tha ai,

Dugolli u pyet se a është veriu i Kosovës nën kontroll.

“Natyrisht se jemi duke e kontrollu, gjithçka është e qetë situate është mjaft e qetë, stabile ndonëse ekzistojnë ende aty këtu individë grupe të vogla të cilat janë mbetje e bandave të Radojçiqit , por ato janë shumë minore sa i përket ndonjë incidenti apo ndonjë mundësie për tensionim apo përshkallëzim të situatës”, tha Dugolli.

Dugolli foli edhe rreth paralajmërimeve të serbëve për bllokimin e kufijve.

Ai përmendi që fillimisht është tentuar që të ketë bllokada edhe brenda Kosovës, por sipas tij një gjë e tillë u bë e qartë nga organet e rendit.

“Si përgjigje e këtij reagimi apo kësaj vendosmërie u paralajmëru që do të ketë bllokada matanë kufiri, ne nuk jemi të lumtur sepse çdo bllkoim nënkupton vështirësi të qarkullimit të lirë të qytetarëve, prandaj u kemi bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të iu shmangën qarkullimit përmes këtyre pikave kufitare për shkak se mund të ketë tensione matanë kufirit, mirëpo kjo çështje është adresu edhe te faktori ndërkombëtar”, tha Dugolli.

Ai tha se qytetarët mund të lëvizin nga pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, derisa shtoi se kërkesat e serbëve për largimin e policisë nga veriu nuk do të realizohen./rtv21

Komento: