
Një afërm i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Ai ka publikuar një mesazh prekës në Instastory, ku i ka kushtuar fjalë lamtumire të riut.
“Sa e rëndë të thuhet lamtumirë kur duhej ende të jetoje. Prehu në paqe, shpirti yt u bëftë banor i Xhenetit. Allahu të mëshiroftë!”, ka shkruar familjari.
Rasti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u trajtuar nga organet kompetente, kurse babai që dyshohet se e privoi të birin nga jeta, ndodhet ende në arrati.