‘Duhet edhe dozë e tret e vaksinës Pfizer’ shefi i BioNTech tregon sa muaj zgjat imuniteti

15:42 | 12 May 2021

Prodhuesit e një prej vaksinave me të kërkuara në të gjithë botën, asaj të Pfizer dhe BioNTech, thonë se një dozë e tretë mund të nevojitet për të përforcuar mbrojtjen nga Covid-19, afërsisht një vit pas dy dozave të para.

Bashkëthemeluesi i kompanisë gjermane BioNTech, Ugur Sahin, shpjegon se kur arrihet efekti maksimal i vaksinës dhe kur fillon reduktimi i antitrupave.

“Vaksina jonë arrin efektin maksimal 7 ditë pas dozës së dytë dhe fillon të bëjë efekt 12 ditë pas dozës së parë. Më herët, thuajse nuk ka imunizim. 12 ditë është minimumi. Efikasiteti është i lartë, prej 95% dhe kjo është provuar edhe nga të dhënat në botën reale. Për shembull, në Izrael, ku mbi 5 milionë njerëz janë vaksinuar, efektshmëria atje është 96 ose 97%. Por, pas 6 muajve, mbrojtja ulet në 91%, ndërsa pas 8 mujave antitrupat bien ndjeshëm. Kështu, do të duhet një dozë e tretë për të rikthyer imunizimin pranë 100%; Mbase pas 9 muajsh e jo më vonë se 12 muajsh. Mendoj se me gjasë doza përforcuese do të duhet çdo vit ose çdo 18 muaj”, deklaroi Sahin.

Komento: