
Legjenda Paul Scholes e ka refuzuar fuqimisht rekomandimin e legjendës tjetër të klubit, Peter Schmeichel, për transferim e Granit Xhakës nga Manchester United në afatin kalimtar të verës.
Ish-portieri danez i ka kërkuar drejtuesve të Unitedit të nënshkruajë me ish-yllin e Arsenalit dhe kapitenin aktual të Sunderlandit, Granit Xhakën.
“Kam një (nënshkrim), ndoshta në mendimin tim kontrovers, por mendoj se duhet të shkojmë dhe ta nënshkruajmë Xhakën”, tha Schmeichel në podkastin The Good, The Bad & The Football.
Megjithatë, Scholes iu përgjigj menjëherë duke refuzuar këtë rekomandim: “Jo, Pete. E kam shikuar, por ndoshta je në të njëjtën situatë me Casemiron, apo jo?”.

Schmeichel më pas argumentoi pse mendon se Djajtë e Kuq kanë nevojë për transferimin e mesfushori shqiptar.
“Unë argumentoj se do të ndërtojmë një ekip rreth Kobbie-t. Casemiro po largohet. Sillni Wharton dhe Anderson ose cilin do që të jetë, të cilët janë ende të rinj. Ajo që nuk kemi është lidershipi i duhur. Kur shikoj se çfarë ka bërë Xhaka te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë absolutisht të mrekullueshëm”.
“Cilësitë e tij si lider janë të shkëlqyera, ai mund të luajë 80 për qind të ndeshjeve dhe është një lojtar shumë i mirë. E di që mund ta bëjë. Nëse luan për një ose dy vjet, na duhet lidership”.
“E di që Tonali përmendet, por a ka bërë mjaftueshëm te Neëcastle për ta justifikuar këtë… Mendoj se Xhaka do të sillte shumë në dhomën e zhveshjes dhe do të kishte pushtet rreth personit, gjë që është e rrallë. Ne mezi presim më shumë lidership”, përfundoi ish-portieri danez.
Ndërkohë, Nicky Butt sugjeroi që Xhaka mund të ofrojë cilësitë e lidershipit që i mungojnë Unitedit.
“Xhaka mund të vijë dhe të thotë, ‘epo, nuk do të luaj çdo ndeshje, por jam lojtar i skuadrës’, por ai do t’i sjellë shumë skuadrës”, tha Butt.