Duhet trajtuar 46 mijë faqe para se të nisë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

12:25 | 16 December 2022

Janë 46 mijë faqe që duhen trajtuar para se të nisë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë duke mbajtur një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçiq, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet trajtuar brenda 30 ditëve, njofton Klan Kosova.

“I vlerësojmë redaktimet në aktakuzë. Sa i takon redaktimeve të dëshmitarëve, këtu përfshihen edhe 46 mijë faqe. Nga ZPS-ja kanë thënë se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet t’i trajtojmë dhe të hetojmë brenda 30 ditësh”, ka thënë Gregory Keohe – avokat i Hashim Thaçit.

“Është e vështirë që t’i lexojmë këto për 30 ditë dhe të analizojmë se cilat pjesët na hyjnë në punë neve. Duhet t’i kishim marrë këto dokumente më parë”.

Komento: