“Duhna me majt familjen”, çka i tha Graniti, personit që ia mori veturën me qira?

11:56 | 10 Tetor 2025
“Duhna me majt familjen”, çka i tha Graniti, personit që ia mori veturën me qira?

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leotrim Himaj gjatë seancës së sotme, ka shtruar pyetje për dëshmitarin Aulon Pajaziti, personi që i dha veturën me qira Granit Plavës, të akuzuarit për vrasjen e viktimës.

“Në ditën kritike më herët deklaruat që ka qenë Graniti tek ju. A keni vërejtur ndonjë shqetësim apo ndonjë problem tek Graniti pasi që 1 orë më herët e ka dorëzu veturën e njëjtë e ka ardhe një orë më vonë me marr prapë veturën e njëjtë”, pyeti Himaj-Pajazitin.

Pajaziti thotë se Graniti i kishte kërkuar veturën atij për të shkuar në aeroport.

“Atë ditë kur ka qenë Graniti me marr makinën më ka thanë me vyen vetura me shku deri ne aeroport me mare dikon. Poashtu Graniti t’u hypë ne makinë ka thanë që duhet me majt familjen”, u shpreh dëshmitari.

Komento: