Duka shpërthen në lot: E meritojmë edhe vendin e parë, do ta vulosim në Tiranë

21:43 | 17 Nëntor 2023

Duka i përlotur: E meritojmë edhe vendin e parë, do ta vulosim në Tiranë.

Kombëtarja e Shqipërisë siguroi sonte edhe matematikisht kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Rreth kësaj është deklaruar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Ishte një edicion fantastik. Çunat kanë thënë maksimumin. Kanë kualitet jo vetëm në shpirt dhe vlerësim për fanellën. Ia dolën dhe dua t’i falënderoj shumë. Dua t’i përgëzoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinho, stafin, tifozët e mrekullueshëm që ishin sot dhe që kanë qenë gjithmonë”, tha Duka nga Moldavia, përcjell “TV Klan”.

Komento: