Gjilani e Dukagjini i mësojnë emrat e kundërshtarëve në Ligën e Konferencës.
Dy skuadrat kosovare, Gjilani e Dukagjini i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të parë evropianë në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.
Ato do të luajnë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës, ndërsa nënkampionia e Kosovës, Drita, do të luajë nga rrethin i dytë dhe do ta mësojë nesër emrin e kundërshtarit.
Finalisti i Kupës, Gjilani do të ketë punë me ekipin nga Luksemburgu, FC Progres Niederkorn dhe lojën e parë do ta zhvillojë në udhëtim.
Kurse, Dukagjini, i cili do të debutojë në garat evropiane, do të ketë punë me Europa FC nga Gjibraltari.
Ekipi nga Klina lojën e parë do ta zhvillojë në shtëpi.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 13 korrik, ndërsa ato të kthimit më 20 korrik.