Dukagjini inkuadrohet në Superligën e Kosovës, në barazh luajnë këto skuadra

18:13 | 18 Maj 2019

Është bërë e ditur se cila skuadër do të inkuadrohet në Superligën e Kosovës në futboll.

Dukagjini është skuadra e dytë që edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës pas Vushtrrisë.

Ekipi nga Klina ka triumfuar në ndeshjen e fundit të javës së 30-të në shtëpi përballë Drenasit, ndërkohë Besa është ndalur në Hogosht nga Kika për tu detyruar kështu për ta luajtur ndeshjen e barazhit.

Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsa Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rank garash.

Komento: