‘Duket i frikësuar’ – Ekspertja e PR komenton deklaratat e kryeministrit Kurti

01:38 | 31 December 2024
‘duket-i-frikesuar’-–-ekspertja-e-pr-komenton-deklaratat-e-kryeministrit-kurti

Gjatë ditës së sotme kryeministri i vendit, Albin Kurti realizoi një intervistë në Radio Televzionin e Kosovës, në të cilën foli rreth zhvillimeve qe e përcjellen Kosovën gjatë vitit që po e lëmë pas. .

Kurti mes tjerash foli edhe për ftesën nga Prokuroria Speciale duke ritheksuar se nuk e ka ndërmend të paraqitet atje për të dhënë deklaratë, raporton Gazeta10.

Në emisionin “Adresa” të Kanal10, ekspertja e Marrëdhënieve me Publikun, Sherife Kçiku-Vishaj komentoi paraqitjen e Kurtit gjatë kësaj interviste në televizionin publik.

Sipas saj, Kurti gjatë paraqitjes publike dukej i nervozuar, e i frikësuar.

“Kjo është shumë interesante, jemi në ambient festiv siç po shihet edhe në ambientin prapa intervistës. Diçka nuk po shkon, ndoshta unë jam e prirur me fillua me këtë komentimin se si po duket, gjuha e trupit. Nuk e di pse po ma jep një ndjenjë si i frikësuar, si i frustuar, e i nervozuar edhe është në sulm për mediat, prokurorinë. Kisha dashtë me e pa një intervistë të kryeministrit para zgjedhjeve pak më i relaksuar”, deklaroi ajo. /Gazeta10

Komento: