Duket shumë e re, po shikoni sa vite ka aktorja e njohur turke

15:20 | 08 Korrik 2019

Ajo me rolet e saj ka bërë namin.

Në datën e lindjes,Tuba Büyüküstün ka një kërkesë të veçantë.

Aktorja që është bërë e njohur te shqiptarët me rolet e saj të ndryshme, sot feston ditëlindjen e 37-të.

Aktorja në ditën e saj të veçantë kërkoi diçka përmes një video-je të publikuar në instagram për ndjekësit e saj të shumë në mbarë botën.

Aktorja që është bërë e njohur në publikun shqiptar me rolin e “Filizit” nga seriali “Nën hijën e blinajës” dhe me rolin e “Elifit” nga “Diamante dhe Dashuri” kërkoi që të mbrohen të drejtat e fëmijëve kudo në botë.

“Sot është ditëlindja ime! Sot vazhdoj të kërkoj të gjitha të drejtat për të gjithë fëmijët si çdo ditë! Bashkohuni me UNICEF-in dhe mbroni të drejtat e fëmijës së bashku në çdo kohë, kudo!

Sot është ditëlindja ime! Përsëri, unë po bëj thirrje për të gjithë fëmijët sot, si çdo ditë tjetër! Ejani dhe bashkohuni me UNICEF-in dhe le t’i mbrojmë të drejtat e fëmijëve së bashku, gjithmonë dhe kudo!”, shkroi Tuba në instagram për 3 milionë e 400 mijë ndjekësit e saj, krahas videos së publikuar.

Komento: