
Ish-“Miss Kosova”, Blerta Syla-Surroi, sot feston ditëlindjen e saj.
Ajo vazhdon të tërheqë vëmendje me paraqitjen dhe elegancën që e kanë karakterizuar ndër vite, shkruan kosovarja.
Blerta është bashkëshortja e publicistit Veton Surroi dhe një emër i njohur për publikun që prej periudhës kur mbajti kurorën e bukurisë.

Ajo ka ruajtur profilin e saj publik edhe pas largimit nga aktivitetet e spektakleve të bukurisë.
Këtë vit, Blerta Syla-Surroi ka mbushur 52 vjeç. Me rastin e ditëlindjes, ajo ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq dhe të afërm.

