Dukolli për prodhimin e municioneve: Çdo iniciativë duhet bërë në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar

19:08 | 27 November 2024
dukolli-per-prodhimin-e-municioneve:-cdo-iniciative-duhet-bere-ne-bashkepunim-me-miqte-dhe-aleatet-nderkombetar


Ish-komandanti i UÇK-së, Çerkin Dukolli gjithashtu shprehu mbështetje për hapin e Qeverisë dhe theksoi se çdo iniciativë për ndërtimin e kapaciteteve të ushtrisë duhet të realizohet në koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.

‘’ Secili udhëtim apo rrugëtim i joni drejt ndërtimit të forcave të Kosovës me kapacitete të plota është e rëndësishme dhe çdo iniciativë e jona në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët tanë me ata të cilët na kanë ndihmuar të vimë deri këtu. Kapacitetet krijohen por çka është më e rëndësishmja kjo duhet bërë në koordinim me aleatët tanë ndërkombëtar në të gjitha proceset’’, tha Dukolli.

Ai përmendi faktin se ka ekzistuar një fabrikë për prodhimin e municionit në rrethin e Skenderajt, por që nuk kishte pasur kapacitetet e nevojshme.

‘’ Ka ekzistuar një fabrikë për municion në rrethin e Skenderajt, mirëpo dihet që nuk ka pasur kapacitete, mirëpo tash teknologjia ka avancuardhe niveli  i armatimit dhe nevojitet një qasje e re në këtë drejtim’’, tha Dukolli.

Dukolli theksoi rëndësinë e avancimit të teknologjisë dhe armatimit, por gjithashtu theksoi se ky proces duhet të bëhet në përputhje me aleatët ndërkombëtarë dhe si pjesë e integrimit të Kosovës në NATO, i cili mbetet një prioritet i rëndësishëm.

Komento: