Dumoshi e LDK-së: Para seancës kemi mbledhje të Grupit Parlamentar, aty vendosim për rezolutën e AAK-së

11:33 | 24 Maj 2024
dumoshi-e-ldk-se:-para-seances-kemi-mbledhje-te-grupit-parlamentar,-aty-vendosim-per-rezoluten-e-aak-se

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, për FrontOnline ka folur nëse Lidhja Demokratike e Kosovës, do e përkrah ose jo rezolutën e AAK-së, që do të prezantohet sot në Kuvendin e Kosovës, e ku synim ka shkarkimin dhe dorëheqjen e Qeverisë Kurti.

”Sot kemi mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK-së, ku do të diskutojmë për punën tri vjeçare të Qeverisë dhe në fund do të flasim edhe për rezolutën e AAK-së nëse e mbështesim ose jo, aty do të merret vendimi” tha shkurt Dumoshi për FrontOnline.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë Kurti.

Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ajo do të mbahet sot duke filluar nga ora 13:00.

Komento: