Dumoshi: Uniteti i LDK-së është egzistencial në çdo kohë, i tillë do të jetoj për Kosovën

20:57 | 13 Maj 2020

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i ka reguar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, i cili sot në mbledhjen e qeverisë kritikoi Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ajo këtë e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, shkruan ORAinfo.

Dumoshi tha se uniteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është egzistencial në çdo kohë.

“Çdo përgjegjësi duhet të filloj mbarë, mbarimi i saj natyrisht ndershem dhe suksesshëm”-shtoi ndër të tjera Ministrja Dumoshi./ORAinfo/

Ky është reagimi i plotë i saj:

Uniteti i LDK-së është egzistencial në çdo kohë, i tillë do të jetoj për Kosovën.

Çdo përgjegjësi duhet të filloj mbarë, mbarimi i saj natyrisht ndershem dhe suksesshëm.

Puna e tanishme e qeverisjes është produkt i pergjegjesisë tonë që të angazhohemi deri në momentin e fundit në interes të qytetarëve.

Secili nga këndi i vet të ndihmojë në betejën për ta mundur pandeminë.

Veprat i çmojnë qytetarët, ne si ministra të LDK-së, kemi vizion dhe mision SHTETNDËRTIMIN.

Komento: