Duraku: Infermierët do të qëndrojnë në grevë para MSH-së derisa “të mbushet mend” ministri Vitia

14:03 | 19 Shkurt 2024
duraku:-infermieret-do-te-qendrojne-ne-greve-para-msh-se-derisa-“te-mbushet-mend”-ministri-vitia

Më 26 Shkurt, infermierët e QKUK-së do të fillojnë grevën.

Kjo grevë vjen pas mos realizimit të kërkesave që kanë ata.

Pagesat e punës gjatë vikendeve, pagesa e punës gjatë festave, e rrezikshmërisë e orëve shtesë, këto janë vetëm disa nga kërkesat që kanë infermierët.

Kështu ka bërë të ditur Enlirat Duraku nga Oda e Infermierëve.

Duraku për Front Online ka thënë se greva do të realizohet para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të cilin thotë se duhet të reflektojë për kërkesat që kanë infermierët.

Duraku tha se deri “të mbushët mend Vitia” greva nuk do të ndalohet.

“Para objektit të MSH-së do të mbahet grevë urie. Nëse ka ndenja ministri Arben Vitia dhe nëse është njeri normal duhet të reflektojë kundrejt këtyre kërkesave. Do të qëndrojmë deri të mbushët mend Vitia”, u shpreh Duraku.

Ai thotë se nuk ka dijeni se sa pjesëmarrës do të ketë greva.

Jemi të hidhëruar me ministrin Arben Vitia, thotë Duraku.

Ai e tregon edhe arsyen.

“Thirrje ju kam bërë të gjithëve për grevë nuk e di sa do të ketë masë, e rëndësishme të arrihet qëllimi. Nuk kemi pas takim me MSH-në se jemi hidhëruar me ministrin Vitia, sepse në një televizion ka dhënë një deklaratë të rrejshme duke thënë se nuk ka informacione për një konkurs të infermierëve që ka pasur manipulime, ndërsa unë i kam dërguar dokumentet në emalin zyrtarë të MSH-së, e atij i ka ardhur rënd që i kam thënë po gënjen”, deklaroi Duraku për Front Online.

Greva do të filloj nga ora 12:00.

Këto janë të gjitha kërkesat që kanë infermierët:

1. Drejtoria e Infermierisë në QKUK,

2. Pagesa e shtesave të tregut dhe shtesave për nëpunës shëndetësor në sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona në Ligjin e Pagave,

3. Pagesën e punës gjatë vikendeve,

4. Pagesën e punës gjatë festave,

5. Pagesën e rrezikshmërisë,

6. Pagesën e orëve shtesë.

Komento: