Durmishi del me sqarim për vde*kjen e 21-vjeçarit në Vushtrri: Aksidenti ka ndodhur në pjesën ku ka qenë i ndaluar komunikacioni

17:08 | 07 November 2024
durmishi-del-me-sqarim-per-vde*kjen-e-21-vjecarit-ne-vushtrri:-aksidenti-ka-ndodhur-ne-pjesen-ku-ka-qene-i-ndaluar-komunikacioni

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dalë me një reagim për vdekjen e 21 vjecarit në një aksident trafiku në fshatin Pestovë  të  Vushtrrisë .

Derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve, Durmishi ka thënë se menjëherë pas rastit kanë kërkuar një raport nga mbikëqyrësi, e që sipas tij, nga të gjeturat e raportit rezulton se në rrugë ekziston sinjalistika e nevojshme.

Madje sipas Durmishit, aksidenti ka ndodhur në një pjesë të rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacionit.

“Sqarim në lidhje me aksidentin në Pestovë të Vushtrrisë. Së pari ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve me rastin e humbjes së jetës së familjarit të tyre. Në projektin e rrugës Milloshevë – Mitrovicë përveç kontraktorit e kemi të angazhuar edhe një kompani konsulente e cila bënë mbikëqyrjen e punimeve dhe kujdesen për mbarëvajtjen e punimeve dhe për sigurinë në punishte. Menjëherë pas rastit kemi kërkuar një raport nga punëkryesi dhe kompania mbikëqyrëse. Në bazë të këtij raporti konstatohet se në rrugë ekziston sinjalistika e nevojshme dhe aksidenti ka ndodhur në pjesë e rrugës ku ka qenë i ndaluar komunikacioni”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Ndër të tjerash, Durmishi ka bërë të ditur se Policia e Kosovës po merret me rastin dhe po presin raportin zyrtar të tyre.

“Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit. Me këtë rast ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes në vendet ku zhvillohen punimet dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe sinjalistikën në vendëpunishte”, ka shkruar tutje Durmishi.

Në përfundim, Durmishi i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që të trajtojnë rastin me prioritet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“Megjithatë, me rastin po merret policia e Kosovës dhe po presim raportin zyrtar të tyre. Me këtë rast ftojmë policinë e Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që ta trajtojnë rastin me prioritet që sa më parë të zbardhen arsyet e aksidentit”, thuhet në reagim.

Komento: