
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nga mbrëmë janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar reshjet e shiut.
Ai shtoi se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjnë kudo që është e mundur.
Durmishi u bëri apel qytetarëve që të vozisin me kujdes.
“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit. Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës.”