
Ushtruesi i detyrës së Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka mbikëqyrur punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Durmishi ka deklaruar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej në asnjë moment dhe qarkullimi të zhvillohej sa më i lehtë dhe i sigurt.
“Po ashtu, jemi në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në autostradën “Ibrahim Rugova””, ka shkruar Durmishi, teksa ka ndarë edhe fotografi./