Durmishi përcjell nga afër testimin e Urës së Ibrit, thotë se Kurti është në koordinim me ndërkombëtarët

12:48 | 08 Gusht 2024
kamione-mbi-uren-e-ibrit,-nis-testimi-i-saj

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, po e përcjell nga afër procesin e testimit të Urës së Ibrit me kamionë të peshave të rënda.

Ai tha se sot përfundon faza e parë e testeve dhe për këtë presin një raport.

Durmishi ndër të tjera tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në koordinim me ndërkombëtarët dhe se sipas tij, Ura duhet të hapet për qarkullim të plotë.

Komento: