Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara

14:25 | 26 Nëntor 2023
durmishi:-te-gjitha-rruget-qe-menaxhohen-nga-mmphi-jane-te-pastruara

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se gjendja e rrugëve që menaxhohen nga ministria, janë në gjendje të mirë.

“Të gjitha rrugët që menagjohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka publikuar edhe disa pamje.

Komento: