Dushi: Kurti dhe VV e ka dëshmuar shumë herë se s’duan stabilitetin, ata duan krizë

10:25 | 05 Gusht 2026
dushi:-kurti-dhe-vv-e-ka-deshmuar-shume-here-se-s’duan-stabilitetin,-ata-duan-krize

Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Ai ka treguar qëllimet e kryeministrit në detyrë.

Sipas tij, Kurti dhe partia e tij tashmë e kanë dëshmuar disa herë se nuk duan stabilitet.

“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”, ka shkruar Dushi në profilin e tij në Facebook.

Komento: