Ndeshja Fortuna Dusseldorf dhe Paderborn ka përfunduar me rezultat 0:0.
Ndeshja e parë për Valon Berishën pas pandemisë Covid-19 ka shkuar mjaft mirë, ndonëse pak pa fat.
Kosovari pati mundësi të mirë për shënim, por shtylla ia mohoi golin.
Në fund, skuadra e tij ndau nga një pikë me kundërshtarët e Paderborn, duke vazhduar të qëndrojë në zonën që dërgon në Bundesliga 2.
Valon Berisha në këtë ndeshje u vlerësua me notën 7.0, vlerësimi i dytë më i mirë në skuadrën e tij dhe i treti më i mirë në ndeshje.
Më poshtë lajmi ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘WhoScored’.