Dvorak: Kosova është nën presion për të treguar tipare pozitive në dialog me Serbinë

12:57 | 24 Janar 2024
dvorak:-kosova-eshte-nen-presion-per-te-treguar-tipare-pozitive-ne-dialog-me-serbine

Ministri i Çekisë për Çështje Evropiane, Martin Dvorak, ka thënë se Kosova është nën presion për të treguar tiparet e saja pozitive dhe konstruktive në dialogun me Serbinë.

Dvorak tha se e di shumë mirë që Kosova është duke e bërë më të mirën e saj, teksa u shpreh se beson që kjo është mënyra më e mirë për të qenë sa më afër BE-së.

“Unë duhet vetëm të përsërisë se Çekia është aleati më i afërt i Kosovës në ambiciet evropiane dhe ne vërtetë duam ta shohim Kosovën në BE, sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Në anën tjetër, natyrisht se ka shumë për të bërë dhe ne jemi të gatshëm ta mbështesim dhe ndihmojmë pak më shumë me detyrat e juaja të shtëpisë”, tha Dvorak.

Më tej, ai tha se dëshira e Çekisë është që ta shoh Kosovën sa më shpejt në familjen evropiane dhe se sipas tij, anëtarët e Çekisë do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Komento: