
Fluksi i automjeteve që udhëtojnë drejt Durrësit në nisje të kësaj fundjave, duket se ka sjellë edhe aksidentet e para në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në autostradë pranë mbikalimit të Fllakës, duke krijuar kaos dhe trafik, raporton A2CNN.
Në aksident janë përfshirë në total 8 automjete, por fatmirësisht pa persona të lënduar.