Dy aksidente në Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

20:08 | 02 Janar 2021

Dy aksidente në Vragoli të Fushë Kosovës.

Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Nga dy aksidente janë përfshirë katër vetura, teksa lëndime ka pësuar vetëm një person, njofton Klan Kosova

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në Vragoli rreth orës 15:40 kanë ndodhur dy aksidente me nga dy vetura të përfshira. Një person prej njërit aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore. Aksidentet janë trajtuar nga policët e autostrades”, tha Kelani.

Komento: