Dy aksidente të rënda në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 6 persona

22:35 | 28 Tetor 2020

Dy aksidente kanë ndodhur brenda një intervali të shkurtër kohor në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë lënduar 6 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova në km 36 drejtimi Suharekë-Malishevë, në interval të shkurtër kohor janë shkaktuar dy aksidente trafiku me lëndime trupore ku të pefshira kane qenë 4 automjete : tri vetura dhe një kamionetë. Raportohet se ne te dy rastet janë të lënduar 6 persona të cilët edhe kanë marrë trajtim mjeksor në Prizren”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë së Kosovës është marrë me rastet dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore.

Komento: