Dy aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, zëdhënësi Hoxha jep detaje

20:30 | 01 Qershor 2026
dy-aksidente-trafiku-ne-rrugen-prishtine-peje,-zedhenesi-hoxha-jep-detaje

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar dy aksidente trafiku të ndodhura në orët e pasdites në rrugën Prishtinë–Pejë.

Hoxha tha se në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete, “ku si pasojë përveç demeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, tha ai.

“Një aksident tjetër është shkaktuar në fshatin Sllatinë. Si pasojë e aksidenteve janë shkaktuar kolona të automjeteve deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes”, tha ai.

Hoxha tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore./ge

Komento: