Dy aksidente trafiku në Vushtrri, ka edhe të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Dy aksidente trafiku në Vushtrri, ka edhe të lënduar

13:10 | 07 Prill 2019

Në Vushtrri sot kanë ndodhur dy aksidente trafiku.

Dy persona janë lënduar gjatë dy aksidenteve që kanë ndodhur brenda një dite në Vushtrri.

Në fshatin Karaqë, një mashkull ka pësuar lëndime trupore, pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën që e drejtonte duke u rrëzuar në rrugë.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa në rrugën ‘Bahri Kuqi’, viktima mashkull këmbësor është goditur nga automjeti i pa njohur. Si pasojë e aksidentit, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Komento: