Rreth orës 11:00 dy asamblistë të VV-së dyshohet se janë përleshur fizikisht në afërsi të komunës së Podujevës.
Të njëjti janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.
“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrvëshje në afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Flora Ahmeti.
Në media u raportua se personat që janë përleshur mes vete janë Ragip Fetahu dhe Artrit Muqiqi.
Seanca e sotme e Kuvendit Komunal, në të cilën ishte paraparë raportimi i komandantit të Stacionit Policor të Podujevës është ndërprerë në gjysmë për shkak të tensioneve.
Zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia, i ka akuzuar asambleistët e LDK-së se e “bllokuan” seancën.
“S’ka mbërri deri te ajo pikë me u diskutu, për shkak se seanca është blloku nga asambleistet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, per shkak te nje pakenaqesie”, tha ai.