Dy asistimet e tij i sjellën fitore Mallocres, ja me çfarë note u vlerësua Vedat Muriqi

23:20 | 14 Shkurt 2022

Vedat Muriqi vlerësohet sërish me notën më të lartë.

Sulmuesi kosovar, ka lënë sërish gjurmë për Mallorcan. Ekipi i tij fitoi 3:2 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ndërsa sulmuesi kosovar kontribuoi me dy asiste.

Muriqi asistoi në golin e dytë dhe të tretë për t’i dhënë sërish fitoren skuadrës së tij.

Pas kësaj paraqitjeje, sulmuesi shtatlartë mori notën më të lartë nga të gjithë. Ai nga SofaScore u vlerësua me notën 7.5.

Kështu, në dy ndeshjet e tij në La Liga, Muriqi ka një gol dhe dy asiste.

Komento: