Aksidentohen dy autobusë në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:50 në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë.
Aksidendi ka ndodhur mes dy autobusëve, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Këtë e konfirmoi për lajmi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:50, është pranuar informata për një aksident trafiku, në mes të dy autobusëve, në rrugën “Gjorgj Bush” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me qëllim hetimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha Borovci.