Dy avionë përplasen mbi shtëpinë e Presidentit Biden, ai u evakuohet

20:42 | 04 Qershor 2022

Joe Biden, është larguar nga shtëpia e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është evakuuar në një qendër të zjarrfikësve, pas përplasjes në ajër të dy avionëve ushtarakë për shkak të futjes së një avioni të lehtë në hapësirën ajrore mbi shtëpinë e presidentit në plazh, në Delaware.

Sipas raportimit të Daily Mail, presidenti Biden është dërguar me shpejtësi në një lokacion të sigurt ne Rehoboth, për shkak të një rreziku të mundshëm ndaj sigurisë së tij.

Sipas Daily Mail, Biden është parë në pjesën e pasme të veturës së tij presidenciale, bashkë me autkolonën e tij që lëvizte larg nga shtëpia ku qëndronte.

Mediumi shkruan se Biden ka arritur në stacionin e zjarrëfikjes në ora 12.45 PM (llogaritja amerikane e kohës), dhe nga aty ka dalë në orën 1.29 PM.

Komento: