Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kanë raportuar në Polici se në brendi të pyllit kanë hasur në disa eshtra njeriu. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë
.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.
“GJETJE E MBETJEVE MORTORE-Rr. Qëndresa, Prishtinë 27.01.2023 – NN. Dy dëshmitar meshkuj kosovarë kanë informuar se në brendi të pyllit kishin hasur në disa eshtra të njeriut. Njësia përkatëse ka bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe ka dërguar në IML për procedurë të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.