Dy burra gjenden të vdekur, policia e Kosovës jep detajet e fundit

09:45 | 14 December 2022

Policia njofton për gjetjen e dy burrave pa shenja jete gjatë ditës së marte, njëri rast ka ndodhur në Podujevë e tjetri në Novobërdë.

Rastet në polici janë hapur si “hetim i vdekjes”.

Në Podujevë mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, i njëjti është gjetur pa shenja jete në kamp-shtëpizën e tij.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në Pasjak të Novobërdës nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: