
Të premten në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, një person ka raportuar se dy persona i kanë hedhur benzinë në veturë dhe ia kanë dhënë më pas flakën.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se sipas dy dëshmitarëve, dy persona të dyshuar meshkuj me biçikletë i janë ofruar veturës së tij dhe me qëllim i kanë hedhur një lëng – benzinë duke i dhënë flakën”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vend e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”.