2 vjet e 6 muaj heqje lirie është dënimi që i është shqiptuar Ferid Aganit.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dy ditë më parë është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, në rastin e njohur si “Stenta 1”.
Ish-ministri Ferid Agani, sonte ka folur për dënimin që i është dhënë.
Ai ka thënë se është befasuar me vendimin që e ka marrë Gjykata. Agani ka thënë se vendimin për dënimin e tij është politik.
“ Unë mendoj se ky vendim i gjykatës është me prapavijë politike. Mund të them lirisht se jam dënuar vetëm se pse e mbroja ligjin”
“ Unë kam qenë i bindur se gjykata do ta merr një vendim meritor. Pra, kam pritur që vendimi të jetë në atë të tregohet pafajësia ime. Neve na ka befasuar ky vendim dhe nuk e kam pritur këtë”, ka thënë Agani.
Ai ka thënë se është gjykuar e akuzuar edhe për kohën sa nuk ka qenë fare ministër.
“ Unë jam akuzuar edhe për gati një vit, ku s’kam qenë fare ministër. Ky vendim është absurdë”.
Agani thënë se kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për të dhënë shembull.
“ Pra tri viteve kur është ngritur aktakuza unë kam dhënë dorëheqjeje nga detyra e ministrit. Ky veprimi i imi ka qenë për të dhënë shembull.