
Një ditë pasi Vedati njoftoi ardhjen në jetë të djalit të tij, partnerja e tij, Roela Meka, ka ndarë me ndjekësit fotografitë e para familjare me të porsalindurin.
Roela ka publikuar në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën Siela dhe djalin e sapolindur, Adan.
Në njërën prej fotografive, Roela shihet duke mbajtur në prehër të dy fëmijët, ndërsa në të tjerat ka ndarë momente të ëmbla të vogëlushit dhe motrës së tij.
“Familja ime e vogël, rrahja e zemrës sime”, ka shkruar ajo krahas fotografive, të cilat kanë marrë komente dhe urime të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë se një ditë më parë, Vedati ndau lajmin e lindjes së djalit, duke zbuluar se prej 18 vitesh kishte ëndërruar të bëhej baba i një djali.
