Dy ditë pasi humbi jetën zëvendësministri, çka po ndodh sot në Brezovicë? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dy ditë pasi humbi jetën zëvendësministri, çka po ndodh sot në Brezovicë?

14:12 | 28 Janar 2019

Edhe të hënën po qëndron e mbyllur qendra e skijimit në Brezovicë për shkak të rrezikut nga orteku.

Kjo qendër fillimisht ishte mbyllur për skijim për dy ditë duke filluar nga dita e shtunë, ndërsa sot është bërë e ditur se ende nuk është liruar për qarkullim.

Rreziqet nga ortekët janë prezente me gjashtë ortekë rreth pistës së skijimit përderisa dy të tjerë kanë bllokuar rrugën kryesore që të çon në Brezovicë.

Dy ditë më parë si pasojë e një orteku bore në Brezovicë humbi jetën zëvendësministri i diasporës, Arian Daci, përderisa miku i tij Ardian Bakalli u lëndua.

Komento: