Janë bërë për spital dy doganierë në Mitrovicën Veriore.
Raportohet se në rrugën “Kollashini” në Mitrovicën Veriore janë rrahur dy doganierë.
Të rrahurit kanë pësuar nga një person i cili ka mbetë i panjohur deri në momentin e raportimit.
“Dy viktima kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i panjohur”, thuhet në raportin e PK-së.
Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, rasti mbetet nen hetime.
Nuk raportohet për të arrestuar apo për të dyshuar në lidhje me rastin.