
Inzaghi është një trajner shumë i kërkuar.
Manchester United dhe Atletico Madrid kanë bërë pyetje në lidhje me disponueshmërinë e mundshme të Simone Inzaghit gjatë verës, pretendon Corriere dello Sport,përcjell ORAinfo.

Interi, megjithatë, është i vendosur të ruajë shërbimet e një trajneri që i ka në një tjetër gjueti për titull në Serie A dhe një kontratë e re është duke u hartuar për njeriun në krye në San Siro./ORAinfo/