Dy ekipet të mëdha në ‘luftë’ për Luka Modric

10:46 | 20 Janar 2023

Interi dhe Newcastle kërkojnë shërbimet e Luka Modric.

Luka Modric mund të largohet nga Real Madrid këtë verë.

Kroati ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në qershor të këtij viti dhe rinovimi mund të mos ndodh.

Sipas raportimit të ‘El Nacional’, mesfushori ka dy oferta për t’u larguar nga ‘Santiago Bernabeu’.

Interi dhe Newcastle janë skuadrat që i kushtojnë vëmendje veteranit dhe përpiqen ta joshin atë nga La Liga.

Mbetet të shihet nëse 37 vjeçari do ndryshojë ambient, apo do vazhdojë me Realin.

Komento: