Dy ekstradime mes Kosovës dhe Shqipërisë, arrestohet edhe një shtetas turk në Prishtinë

16:35 | 14 Korrik 2026
dy-ekstradime-mes-kosoves-dhe-shqiperise,-arrestohet-edhe-nje-shtetas-turk-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitë e tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar ekstradimin e dy personave të dyshuar. Njëri është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa tjetri nga Kosova në Shqipëri.

Sipas Policisë, të dyshuarit ishin arrestuar pasi kërkoheshin nga INTERPOL-i me letër-rreshtime ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Njëri nga të dyshuarit ka qenë i kërkuar për veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje e substancave narkotike dhe kalim i pa autorizuar i vendkalimeve kufitare”, ndërsa i dyshuari tjetër ka qenë i kërkuar për përfshirje në veprën penale të “Trafikimit me narkotikë”, që të dy janë adresuar tek kompetentët për trajtim të mëtejmë sipas procedurave të parapara ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia njoftoi edhe për arrestimin e një shtetasi turk, i cili kërkohej nga INTERPOL-i me letër-rreshtime ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet e Malit të Zi dhe Turqisë.

Komento: